Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është realizuar me sukses një intervenim kirurgjik i karcinomes së rektumit

Përmes një postimi në Facebook, dr. Enver Fekaj ka bërë të ditur se para 3 javësh në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, me sukses është realizuar një intervenim kirurgjik për shkak të karcinomes së rektumit, në pjesën e poshtme të tij.

Ky intervimi kirurgjik njihet si: Resekcion intersfinkterik i rektumit sipas Turnbull- Cutait në dy faza.

Tutje sipas, Dr. Fekaj ky intervenim mundëson që pacienti t’i shmanget stomes permanente( zorrës në lëkurë me qese); mundëson defekim normal, pa stome.

Ai po ashtu ka sqaruar se pacientët me karcinome ( kancer) të rektumit ( pjesës përfundimtare të zorrës së trashë), kur karcinome lokalizohet në 6 cm e fundit, gjithmonë kanë përfunduar me stome të përhershme ( zorra në lekurë me qese).

Ndërkaq, ky intervenim ( për raste të selektuara) i ka mundësuar pacientit të mos ketë stome, por të ketë defekim ( jashtëqitje) normale, sikurse njerëzit normal.

Ukaj tha se si vend janë përpara rajonit sa i përket këtij intervenimi.

Ekipa që ka mundësuar përfundimin e këtij operacioni me sukses është e përbërë nga Ass.dr. Enver Fekaj, Dr. Vesel Skenderi, Dr. Leotrim Sejfijaj . Anesteziologe: Dr. Shpresa Hasimja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë