Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqimet e mykura, cilat mund të konsumohen dhe cilat duhen hedhur menjëherë

Myku tek ushqimet është një fenomen i shpeshtë që hasim në kuzhinën tonë. Zbulimi se ushqimi i preferuar ka zënë pak myk shkakton gjithnjë mëdyshje për ta konsumuar apo jo.

A duhet injoruar prania e pakët e mykut apo një shenjë sado e vogël e tij e bën ushqimin të pangrënshëm?

Përgjigjja bazohet në të dhënat e USDA (Departamenti i Agrikulturës në SHBA).

Ushqimet e mykura që mund të hahen pa problem

Djathrat e fortë

Djathi kaçkavall është një shembull i djathit të fortë.

Nëse ai zë myk, mjafton të prisni pjesën e prekur nga myku dhe ta hidhni në plehra.

Pjesa e pastër e djathit është e sigurt për konsum. Sigurohuni që të përdorni një thikë të pastër, të cilën duhet ta lani menjëherë më pas që të shmangni ndotje të mëtejshme.

Frutat dhe perimet

Karotat, patatet dhe rrepa kanë një lëkurë të fortë që pengon hyrjen e mykut në thellësi. Edhe nëse një pjesë ka zënë myk, ju mund ta prisni atë me thikë dhe pjesën e pastër ta përdorni në gatim.

Frutat dhe perimet (kungulleshkat, pjeshkët, mollët, rrushi) dhe të gjitha ato me lëkurë të butë nga ana tjetër duhen hedhur menjëherë në plehra sapo të vëreni se kanë zënë myk.

Myku është toksik

Prania e mykut mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes. Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit. Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhni ushqimet e mykura.

 
Ushqimet që duhen hedhur menjëherë nëse kanë zënë myk

Buka,

Salsiçet,

Shpendët e gatuara dhe të harruara në frigorifer,

Gjellët e lëna për shumë kohë në frigorifer,

Makaronat dhe drithërat e tjera,

Djathërat e butë, kosi dhe pana,

Frutat dhe perimet me lëkurë me pore,

Ëmbëlsirat,

Legumet (fasulet, thjerrëzat), arrorët dhe gjalpi i kikirikut.

/AW/

Youtube

Arkiva

Kategoritë