Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm.
IHK njofton se pjesët e para të ditës zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira reshje shiu dhe shkarkime elektrike.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin në vlera të njëjta me këto të fundit, duke i ruajtur mesataret e viteve tjera të muajit gushtë..
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.