Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë e shkakton dhe a ka trajtim  infertiliteti mashkullor?

Për meshkujt, faktorët që janë të rëndësishëm për fertilitetin përfshijnë vëllimin e spermës, përqendrimin e spermës, lëvizjen e spermës dhe formën e spermës.

Nëse cilësia e spermës është e ulët, për shembull shpejtësia e lëvizjes është e ulët ose forma është jonormale, mund të ndodhë të paraqitet gjendja e infertilitetit.

Sperma gjithashtu mund të mungojë, shpesh për shkak të bllokimit ose mungesës së ‘vas deferens’ – tubi që bart spermën nga testikujt në uretrën.

Çfarë e shkakton infertilitetin mashkullor?

Disa arsye që një mashkull mund të ketë probleme me fertilitetin përfshijnë:

– Një histori e infeksioneve seksualisht të transmetueshme;

– Trajtimet e kaluara mbi kancerin;

– Disa sëmundje kronike dhe trajtimet e tyre (për shembull, diabeti);

– Përdorimi i duhanit dhe alkoolit;

– Të qenit nënpeshë ose mbipeshë;

– Një dëmtim i testikujve;

– Shkaqet gjenetike;

– Ekspozimi ndaj toksinave të caktuara mjedisore ose profesionale.

A ka trajtim për infertilitetin mashkullor?

Hapat fillestarë të trajtimit mjekësor do të përfshijnë analizën e spermës dhe ndoshta testimin gjenetik.

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor, mund të rekomandojë një formë të teknologjisë riprodhuese të asistuar. Kjo mund të përfshijë inseminim artificial ose intrauterin (sperma futet në vaginë ose qafën e mitrës së gruas, ose spermatozoidet futen në mitër përmes një kateteri), fekondimin in vitro (duke sjellë spermën dhe vezën së bashku jashtë trupit) ose stimulimin ovarian. /pregnancy.info

Youtube

Arkiva

Kategoritë