Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Lëng shalqiri për dhimbjet e muskujve

Lëngu i shalqirit ka qenë i popullarizuar në mesin e atletëve për një kohë të gjatë

Shkencëtarët spanjollë, hulumtimi i të cilëve u publikua në Journal of Agricultural and Food Chemistry, tani e kanë konfirmuar këtë.

Shalqiri përmban aminoacidin L – citruline, i cili është i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e rikuperimit të muskujve pas stërvitjes.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shalqiri ka efekte antioksiduese dhe përmirëson qëndrueshmërinë fizike, por ky është hulumtimi i parë që ka treguar se përshpejton rikuperimin e muskujve.

Ekipi shkencor i profesorit Encarne Aguayo testoi lëngun natyral të shalqirit, lëngun e shalqirit të pasuruar me L-citruline dhe lëngun e shalqirit pa L-citrullinë. Pjesëmarrësit pinin lëngje një orë para stërvitjes.

Rezultatet treguan se lëngu natyral dhe lëngu i fortifikuar përshpejtuan rikuperimin e muskujve, por lëngu natyral ishte më i mirë sepse trupi e shpërbënte më shpejt.

Gjatë ushtrimeve, niveli i acidit laktik rritet në muskuj, gjë që rrit ndjesinë e djegies dhe shkakton dhimbje. Prodhimi i acidit laktik fillon kur muskujt kanë nevojë për energji.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se shalqiri nxit humbjen e peshës dhe parandalon akumulimin e mëtejshëm të kilogramëve të tepërt. Shalqiri ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë:

▪ Redukton nivelin e kolesterolit të keq
▪ Rregullon nivelin e presionit të gjakut
▪ Rregullon nivelet e sheqerit në gjak
▪ Parandalon dehidratimin e trupit
▪ Mbron nga rrezatimi UV
▪ Redukton rrezikun e diabetit të tipit 2
▪ Redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër

/KP

Youtube

Arkiva

Kategoritë