Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.
Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
Ndërkaq, nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatare.