Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa vende parashihet të ketë edhe reshje shiu të intensitetit të dobët, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 e 29 gradë celsius.
“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në parashikimin e IHK-së të martën