Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për ata që vuajnë nga ulçera?

Çfarë e shkakton ulçerën?

Më parë mjekët mendonin se ushqime të caktuara mund të shkaktojnë ulçerën por tani dimë se janë shumë faktorë që ndikojnë si, konsumimi i medikameteve kundër dhimbjes për një kohë të gjatë ose infeksionet e shkaktuara nga baktere të quajtura H.pylori. Megjithëse ushqimet nuk shkaktojnë ose kurojnë ulçerën disa mund të ndikojnë në përkeqësimin e dhimbjeve ndërsa të tjera mund t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejtë.

Ushqime me probiotikë

Ushqime si kosi, miso(ushqim tradicional japonez kremoz i bërë prej sojës së fermentuar), kokëlakra e fermentuar, çaji i zi ose jeshil i fermentuar, tempeh (ushqim në formë keku tradicional japonez i bërë prej soje të fermentuar) janë të pasura me baktere “të mira” të quajtura probiotikë. Ato mund të ndihmojnë në menaxhimin e ulçerës duke luftuar infeksionin H.pylori ose duke ndihmuar që mjekimi të rezultojë më efektiv.

Ushqimet e pasura me fibra

Mollët, dardhët, drithërat dhe ushqime të tjera të pasura me fibra ndikojnë pozitivisht kundrejt ulçerës në dy mënyra. Fibrat mund të ulin sasinë e acidit në stomak, lehtësojnë fryrjen dhe dhimbjen.  Kërkimet shkencore kanë treguar gjithashtu se një dietë e pasur me fibra mund të ndihmojë në parandalimin e ulçerës.

Patatja e ëmbël

Është e pasur me vitaminë A dhe madje ka të dhëna se ky nutrient mund të ndihmojë në lehtësimin e ulçerës si dhe mund të luajë rol në parandalimin e saj. Ushqime të tjera që janë të pasura me vitaminë A janë spinaqi, karrotat, pjepri, bifteku, mëlçitë.

Speca e kuqe

Është e pasur me vitaminë C, e cila mund të ndihmojë në mbrojtjen nga ulçera në shumë mënyra.  Vitamina C luan rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve. Njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë C kanë gjithashtu më shumë gjasë të kenë ulçerë. Vitaminën C mund ta merrni duke konsumuar agrume, luleshtrydhe, kivi dhe brokoli.  

Qumështi

Më parë mjekët u thoshin pacientëve me ulçerë se pirja e qumështit ndihmon në trajtimin e saj. Kjo ndodhte përpara se të hidheshin në treg medikamentet që reduktojnë acidin gastrik. Sot ne e dimë se qumështi nuk ndikon në parandalimin ose lehtësimin e ulçerës. Në fakt mund të përkeqësojë gjërat duke e nxitur stomakun tuaj të prodhojë më shumë acid.  

Alkooli

Nëse jeni të predispozuar që të vuani nga ulçera ose nëse jeni me ulçerë është  mirë të kufizoni konsumimin e alkoolit ose ta shmangni plotësisht. Kërkimet shkencore kanë treguar se pijet alkoolike irritojnë dhe madje mund të dëmtojnë traktin e tretjes. Alkooli mund të përkeqësojë ulçerën.

Ushqimet me yndyrë

Ushqimet për të cilat trupi kërkon një kohë më të gjatë për t’i tretur mund të shkaktojnë  dhimbje barku dhendjesi  fryrjeje. Nëse vuani nga ulçera dhe konsumimi i këtyre ushqimeve ju bën të ndiheni keq   duhet të mos i konsumoni më.

Ushqimet pikante

Për një kohë të gjatë mjekët mendonin se ushqimet pikante ishin ndër shkaktarët kryesor të ulçerës. Tashmë e dimë se nuk është e vërtetë. Megjithatë ka njerëz të cilëve u përkeqësohen simptomat nga konsumimi i ushqimeve pikante. Duhet të shmangni konsumimin e tyre nëse nxisin dhimbjen.

Agrumet

 Më parë mendohej se ushqimet acidike si agrumet dhe domatet e përkeqësonin ulçerën por nuk ka prova që ta vërtetojnë këtë gjë. Megjithatë ende sot secili prej nesh përjeton qasje unike krejtësisht individuale nisur nga mënyra sesi trupi reagon gjatë konsumimit të tyre. Nëse ndieni se ju shqetëson konsumimi i agrumeve do të duhet t’i shmangni.

Çokollata

Konsumimi i çokollatës  shoqërohet me shumë përfitime shëndetësore por jo rrallë herë sjell shqetësim për njerëzit që vuajnë nga ulçera. Nëse ngrënia e çokollatës ju bën të ndiheni më keq, prisni derisa të shëroheni për ta konsumuar përsëri.

Kafeina

Sipas një studimi mbi kafeinën dhe kafen në veçanti rezulton të jenë faktorë ngacmues për ulçerën. Konsultohuni me mjekun tuaj për përdorimin e tyre. Për sa kohë simptomat tuaja nuk përkeqësohen mund të mos ju duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë