Anemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Ajo ju shkakton dobësi dhe lodhje. Ka disa forma të anemisë dhe shkaktarët përkatës. Konsultohuni me mjekun nëse dyshoni se keni anemi pasi mund të jetë shenjë paralajmëruese e ndonjë sëmundje të rëndë. Trajtimet për aneminë fillojnë nga marrja e suplementeve deri tek nënshtrimi i procedurave mjekësore. Mund të parandaloni disa lloje të anemisë duke u ushqyer shëndetshëm.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të shkakut të anemisë. Disa nga këto simptoma janë:
- Lodhje
- Dobësi
- Zverdhje të lëkurës
- Rrahje të çrregullta të zemrës
- Probleme me frymëmarrjen
- Marramendje
- Duar dhe këmbë të ftohta
- Dhimbje në kraharor
- Dhimbje koke
- Fillimisht simptomat mund të jenë aq të lehta sa nuk mund të kuptohet që po vuani nga anemia. Por, me përkeqësimin e simptomave fillon të përkeqësohet edhe anemia.
Kur duhet të bëni vizitë mjekësore?
Lini një takim me mjekun nëse ndiheni të lodhur pa asnjë arsye. Disa lloje anemish, si ajo nga mungesa e hekurit ose vitaminës B12, janë të zakonshme. Përveç anemisë, lodhja ka shumë shkaqe të tjera, prandaj mos arrini menjëherë në konkluzionin se nëse ndiheni të lodhur do të thotë që jeni anemikë.
Shkaqet
Anemia shfaqet kur gjaku nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe, nëse:
Trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Hemorragjia shkakton humbje të qelizave të kuqe të gjakut më shpejtë seç mund të zëvendësohen. Vetë trupi i shkatërron qelizat e kuqe të gjakut
Çfarë bëjnë qelizat e kuqe të gjaku
Trupi prodhon 3 lloje qelizash të gjakut – qelizat e bardha që luftojnë infeksionin, platelet që ndihmojnë me mpiksjen e gjakut dhe qelizat e kuqe të gjakut që transportojnë oksigjenin në të gjithë trupin.
Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë – proteinë e pasur në hekur që i jep gjakut ngjyrën e kuqe.
Hemoglobina mundëson transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në të gjitha pjesët e tjera të trupit dhe nxjerrjen jashtë të dyoksidit të karbonit.
Shumica e qelizave të gjakut, përfshirë edhe qelizat e kuqe, prodhohen në palcën kurrizore – një material si sfungjer që gjendet brenda zgavrave të shumë kockave të trupit. Për të prodhuar hemoglobinë dhe qeliza të kuqe të gjakut, trupi ka nevojë për hekur, vitaminë B12, folate dhe lëndë të tjera ushqyese nga ushqimet që konsumoni.
Shkaqet e anemisë
Disa nga llojet e anemisë dhe shkaqet e tyre janë:
Anemia si pasojë e mungesës së hekurit: Është lloji më i përhapur i anemisë në të gjithë botën. Shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në trup. Palca kurrizore ka nevojë për më shumë hekur për të prodhuar hemoglobinën. Pa dozën e mjaftueshme të hekurit trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hemoglobinë për qelizat e kuqe të gjakut. Anemia si pasojë e mungesës së hekurit shfaqet kryesisht tek gratë shtatzëna. Shkaktohet gjithashtu nga hemorragjia, gjakrrjedhja e shumtë gjatë ciklit menstrual, ulcera, kanceri dhe përdorimi i shpeshtë i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, sidomos aspirina.
Anemia si pasojë e mungesës së vitaminave: Përveç hekurit, trupi ka nevojë edhe për folate dhe vitaminë B12 për të prodhuar mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme. Mungesa e këtyre lëndëve ushqyese të rëndësishme mund të shkaktojë rënie të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.
Sëmundja kronike e anemisë: Sëmundje të caktuara – si kanceri, HIV/AIDS, artriti reumatoid, sëmundja e veshkave, sëmundja Crohn dhe sëmundje të tjera inflamatore mund të ndërhyjnë në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Anemia aplastike: Një lloj i rrallë i anemisë që shfaqet kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut. Shkaqet e saj janë infeksionet, ilaçe të caktuara, sëmundjet autoimunitare dhe ekspozimi ndaj kimikateve toksike.
Anemia e lidhur me sëmundjen e palcës kurrizore: Disa sëmundje, si leucemia dhe mielofibroza, mund të shkaktojnë anemi duke ndikuar në prodhimin e gjakut në palcën kurrizore. Efektet e tyre variojnë nga të lehta deri në rrezikuese për jetën.
Anemia hemolitike:Ky grup anemish zhvillohet kur qeliza e gjakut shkatërrohen më shpejtë seç palca kurrizore mund t’i zëvendësojë. Sëmundje të caktuara të gjakut bëhen shkak i zhvillimit të kësaj gjendjeje. Mund ta trashëgoni aneminë hemolitike ose ta zhvilloni me kalimin e moshës.
Anemia e qelizave në formë drapri: Shkaktohet nga një formë e dëmtuar e hemoglobinës që u jep qelizave të kuqe të gjakut një formë të çrregullt (si drapër). Këto qeliza të çrregullta të gjakut vdesin para kohe, duke shkaktuar mungesë kronike të qelizave të kuqe të gjakut.
Lloje të tjera të anemisë. Ka gjithashtu forma të tjera të anemisë, si talasemia dhe anemia malariale.