Tokofobia konsiderohet të jetë frika e jashtëzakonshme nga lindja.
Shqetësimi, i cili vjen nga frika e ardhjes në jetë të foshnjes, mund të ndikojë në gjendjen tuaj shëndetësore.
Në disa raste, termi tokofobia konsiderohet edhe si shmangia e shtatzënisë apo dëshira për të mos qenë prindër.
Raporti i vitit 2012 i botuar në Industrial Psychiatry Journal vlerëson se deri në 13 përqind të grave jo-shtatzëna raportojnë të kenë frikë nga lindja e foshnjes së tyre apo të ngelin shtatzënë.
Egzistojnë dy lloje të ndryshme të tokofobisë e të cilat janë primare dhe sekondare.
Tokofobia primare: Ndodh nëse nuk keni lindur kurrë më parë, por keni tokofobi.
Tokofobia sekondare: Kur keni pasur një lindje paraprake dhe frika juaj buron nga përvoja e mëparshme.
Simptomat e tokofobisë
Simptomat e zakonshme të tokofobisë përfshijnë:
-Sulmet e panikut ose rritja e simptomave të ankthit si lodhja apo dhimbja e kokës;
-Ndryshime të humorit;
-Simptomat e depresionit si lodhja, dhimbja e trupit, ulja e oreksit;
-Pagjumësia;
-Shmangia e marrëdhënieve seksuale./VeryWellFamily.