Trajtimi për çrregulime në të ngrënë përfshin lloje të ndryshme të terapisë.Meqenëse, mostrajtimi mund të dërgoj deri në pasoja fatale, si rezultat i ndryshimeve në gjendjen psiqike, vazhdon të mbetet thelbësor.
Aktualisht, nuk egziston vetëm një trajtim për çrregullimet në të ngrënë. Ashtu, sikurse shumë nga problemet me shëndetin mendor, individi ka shumë gjasa që të përballet me njërin nga çrregullimet në të ngrënë gjatë jetës së tij.
Duke u përpjekur dhe fokusuar në synimin drejt shërimit nga këto çrregullime dhe parandalimin e rikthimit të tyre, arrihet rezultati.
Nivelet e trajtimit
Çrregullimet e të ngrënit trajtohen në mjedise të ndryshme, duke u bazuar në faktorët e jashtëm siç janë preferencat, angazhimi ose përfshirja e familjes dhe gjendja e tyre psiqike.
Nivelet e trajtimit përfshijnë:
Komuniteti: Individi merr shërbime në ambientin e shtëpisë së tij/saj dhe realizon vizita me ofruesit e tyre të kujdesit primar.
Ofrimi i ndihmës ndaj vetes: Individi ndjek trajtimin përmes metodave alternative.Personi në fjalë ose do të ketë pasqyrën e gjendjes së tij (faza e rimëkëmbjes) ose akoma po pajtohet me gjendjen e tij dhe kërkon ndihmë nga burimet sekondare.
Trajtimi në ambulancë (intensive): Individi merr trajtim në një ambulancë specialistike.
Spitali: Individi merr trajtim në spital, atëherë kur ai/ajo nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.
Rezidenciale: Individi, ndonëse përnga ana shëndetësore dhe psiqike është i/e qëndrueshme, kërkon mbështjetje nga ana e profesionistëve shëndetësore duke marr trajtim rezidencial.Ata të cilët jetojnë në një qendër të tillë për një periudhë të caktuar marrin trajtim gjithpërfshirës./ VeryWellFamily.