Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre mënyrat që ndihmojnë në përmirësimin e higjienës suaj të gjumi

Si një nga përbërësit jetësor e që na ndihmon për të pasur një jetë të shëndetëshme është edhe gjumi.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka deklaruar se më shumë se një e treta e amerikanëve nuk bëjnë një gjumë të rregullt.

Por, si mund të përmirësoni higjienën e gjumit tuaj?

Më poshtë, gjeni tre mënyra sesi të përmirësoni higjienën e gjumit tuaj:

-Krijoni një hapësirë të gjumit

Një nga detyrat e para është keni një vend të rehatshëm për gjumë. Faza e gjumit REM mund të prishet shumë lehtë. Mes tjerash, shkenca bën të ditur se të fleni në temperaturat e ftohta 15 deri në 20C ju ndihmon për një gjumë më të mirë.

-Zhvilloni një rutinë para gjumit

Para se të flini, kaloni kohë duke lexuar ose dëgjuar muzikë qetësuese, joga apo edhe meditim.

-Krijoni rutinën e njejtë të gjumit/zgjimit

Trupi juaj ka nevojë për rutinë, andaj krijoni një kohë të gjumit dhe zgjimit.

-Fikni dritat

Sekretimi i hormonit të gjumit melatonin fillon në errësirë. Hulumtimet kanë treguar se trupi do të ngadalësoj prodhimin e melatoninës nëse ekspozohet ndaj dritës. Andaj, përpiquni që dhoma juaj të jetë e errët kur të flini./CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë