Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
28 korriku, Dita Botërore e Hepatitit

28 korriku është zgjedhur Dita Botërore e Hepatitit, për nder të datëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), çdo vit organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton.

Ka shumë lloje hepatiti. Të gjitha janë infeksione të mëlçisë dhe shkaktojnë verdhëz (zverdhje e të bardhave të syve dhe lëkurës), të vjella dhe dobësi.

Shumica e fëmijëve shërohen, por disa kanë probleme kronike të mëlçisë. Çdo vit virusi i hepatitit B shkakton infeksion në më tepër se 200 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe 4000 deri 5000 njerëz vdesin si pasojë e problemeve kronike nga hepatiti B.

Ky virus merret kryesisht me anë të kontaktit me gjak të infektuar ose nga kontakti i ngushtë me sipërfaqet e njoma të trupit, si gjatë marrëdhënieve seksuale.

Foshnjat mund të ekspozohen ndaj hepatitit B gjatë lindjes.Ndaj nënave u bëhen analizat gjatë shtatzënisë. Foshnjat dhe fëmijët mund ta marrin gjithashtu atë nga anëtarët e familjes.

Natyra e vaksinimit: Në nëntor të 1991-shit, Komiteti Këshillimor mbi Praktikat Imunizuese të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandoi vaksinimin e të gjitha foshnjave në Shtetet e Bashkuara.

Për fëmijët që nuk janë vaksinuar që foshnje, vaksinimi mund të nisë në çdo moshë. Përderisa rruga kryesore për të marrë infeksionin janë marrëdhëniet seksuale, vaksinimi duhet bërë para se adoleshentët të bëhen aktivë seksualisht.

Gjithashtu, në maj 2014, Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.

Youtube

Arkiva

Kategoritë