Fushat jostabile që kanë përfshirë vendin edhe sot do të sjellin rrebesh shiu me bubullima, që vende-vende edhe zhvillohen si stuhi me erë, e lokalisht edhe me breshër.
Nga dita e premte dhe shtunë, sërish na presin kushte të motit më të nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa vonë të shtunën afrimi i një sistemi frontal mundëson rrebeshe shiu.
Prej së dieles do të ketë ndryshim të kushteve meteorolgjike në aspektin termik, me rënie të temperaturave dhe më shumë vransira, e të hënën kthjellime.