Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja pse i është kërkuar OBSH-së të riemërtojë virusin e lisë së majmunit

Autoritetet e qytetit në Nju Jork i kërkuan të martën Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të riemërtojë virusin e lisë së majmunit, një emër që shihet si stigmatizues dhe mund të bëjë që pacientët të izolohen në vend që të kërkojnë kujdes.

“Ne kemi një shqetësim në rritje për efektet potencialisht stigmatizuese që mesazhet rreth virusit të ‘lisë së majmunit’ mund të kenë në këto komunitete tashmë të cenueshme”, shkroi Komisioneri Shëndetësor i Nju Jorkut, Ashwin Vasan në një letër drejtuar drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom. Ghebreyesus.

Ky i fundit e kishte përmendur tashmë këtë ndryshim të mundshëm në mes të qershorit, teksa kishte theksuar se OBSH-ja “po punonte me partnerë dhe ekspertë nga e gjithë bota për ndryshimin e emrit të virusit të lisë së majmunit dhe sëmundjes që shkakton”.

Sipas Komisionerit të Shëndetësisë të qytetit të Nju Jorkut, janë ngritur shqetësime për “historinë e dhimbshme dhe raciste brenda së cilës terminologji si kjo janë rrënjosur për komunitetet me ngjyrë”.

Në letrën e tij, Vasan kujtoi efektet negative të dezinformatave gjatë shpërthimit të virusit SIDA (HIV) ose racizmit të vuajtur nga komunitetet aziatike pas pandemisë COVID-19, të cilën presidenti i atëhershëm i SHBA Donald Trump e quajti “virusi i Kinës”./Express/ 

Youtube

Arkiva

Kategoritë