Pothuajse 21% e rasteve të reja pozitive me Covid në ShBA janë si rezultat i varianteve të Omicron BA.4 dhe BA.5, vlerëson Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Me rritjen e rasteve të reja mundësia për riinfektim do të bëhet cdo ditë më se normale.
Aktualisht, në Shtetet e Bashkuara nuk është raportuar për raste të riinfektimit me Covid, por Kelly Gebo, MD, ka thënë për Verywell se ajo beson që njerëzit mund të infektohen më shumë me Covid se një herë në vit.
Në fakt, infektimi me Covid mund të bëhet një dukuri sezonale, si gripi ose ftohja e zakonshme.
“Gjasat janë pothuajse të gjithë ne të infektohemi në një moment me virusin sespe ka variante që po zhvillohen”, tha Gebo.
Sa të rënda do të jenë këto riinfeksione nuk dihet për momentin, tha për Verywell Julie Parsonnet, MD, një profesore e epidemiologjisë në Universitetin Stanford.
Ato mund të bëhen gjithnjë e më të buta,” shtoi ajo.
Por, a mund të infektoheni me covid edhe në rast se kemi marrë dozën e tretë të vaksinës?
Sipas Scott Weisenberg, MD, profesor, është e mundur të infektohemi me Covid edhe nëse jeni të vaksinuar.
“Që nga Omicron dhe të gjitha variantet e reja më pas, riinfeksionet janë bërë më të zakonshme pavarësisht statusit të mëparshëm të infeksionit ose vaksinimit të njerëzve,” tha Weisenberg. /Verywell