Aktualisht 9 mijë e 820 raste janë aktive me COVID-19 në Kosovë
Sipas MSh, në 24 orët e fundit u regjistruan 1 mijë e 187 raste të reja, pa të vdekur.
Gjithashtu janë shëruar edhe 613 qytetarë.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,164 vdekje.