Një grup mjekësh pediatër në Itali kanë treguar se të ushqyerit me gji gjatë periudhës kur nëna është me grip nuk është gabim, vetëm se e mbron fëmijën nga virusët e stinës.
Doktori Sergio Conti Nibali, shef i grupit të punës që lidhet me ushqyerjen në Shoqatën Kulturore të Pediatërve në Itali, thotë se ushqyerja me gji nuk duhet kufizuar nëse nëna është prekur nga virusi i gripit.
“Nëpërmjet qumështit të gjirit, nëna i transmeton fëmijës edhe antitrupat specifik që luftojnë virusin e gripit”, thotë ai.
Megjithatë, gjidhënia gjatë kohës me grip mund të jetë e mundimshme, andaj ne ju këshillojmë që të merrni hapa parandalues ndaj sëmundjes./Kidstime