Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse na dhemb qafa dhe kur duhet të paraqitemi te mjeku?

Dhimbja e qafës është një problem shumë i përhapur dhe çdo njeri e ka përjetuar të paktën një herë në jetë.

Dhimbja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë. Simptomat e tjera, si mpirja ose dobësimi i muskujve në krahë, mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e shkaktarëve të dhimbjes së qafës.

Shkaqet

Disa nga shkaktarët e dhimbjes së qafës:

Mbajtja e çantave të rënda

Distonia Cervikale

Spondiloza Cervikale

Mbajtja e telefonit mes qafës dhe shpatullës

Stresi emocional

Fibromialgjia

Hernia diskale

Meningjiti

Tendosja e muskujve

Osteoartriti

Qëndrimi jo i duhur

Artriti reumatoid

E fjetura me bark ose me shumë apo pa jastëk

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Zakonisht, dhimbja e qafës e shkaktuar nga tendosja e muskujve largohet vetë pas disa ditësh. Për dhimbjet të cilat vazhdojnë për disa javë, mënyra më e efikase për t’i trajtuar është masazhimi ose terapia fizike

Provoni këto teknika për të qetësuar dhimbjet:

Akull ose ngrohtësi. Aplikoni akull (të mbuluar nga një kompresë) ose një qese me bizele të ngrira, në qafë për 15 minuta 3 herë ose më shumë gjatë ditës. Ose mund të bëni një dush me ujë të ngrohtë për të qetësuar muskujt.

Shtrini lehtë muskujt e qafës duke kthyer qafën majtas- djathtas, poshtë-lartë.

Masazh. Masazhimi i qafës ndihmon në qetësimin e muskujve.

Qëndrim i rregullt. Praktikoni qëndrimin drejt, sidomos para kompjuterit. Mbani të mbështetur kurrizin dhe sigurohuni që monitori i kompjuterit të jetë në nivelin e syrit.

Planifikoni një vizitë me mjekun

Konsultohuni me mjekun nëse keni dhimbje të qafës që:

Përkeqësohet pavarësisht kujdesit

Vazhdon edhe pas disa javë përkujdesjeje

Dhimbja kalon në krah ose këmbë

Shoqërohet nga dhimbja e kokës, mpirje ose ndjesi shpimi

Kërkoni menjëherë kujdes mjekësor

Telefononi ambulancën ose kërkoni t’ju shoqërojë dikush në urgjencë nëse keni dhimbje të forta qafe të shoqëruar me:

Lëndim traumatik. Për shembull, aksident me makinë, aksident gjatë zhytjes ose rrëzim.

Dobësim të muskujve. Dobësimi i muskujve të këmbëve, krahëve ose vështirësi në ecje mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.

Temperaturë e lartë. Nëse keni dhimbje të qafës dhe temperaturë, atëherë ju mund të keni meningjit, një infeksion i membranës e cila mbulon shtyllën kurrizore dhe trurin./Health

Youtube

Arkiva

Kategoritë