Kanceri i qafës së mitrës është një ndër llojet më të zakonshme të kancerit që shfaqen në mesin e grave, e cila automatikisht cënon shëndetin riprodhues.
Sidoqoftë, për mobilizimin e tij, gratë duhet të njohin disa nga simptomat që mund të jenë indikator të këtij lloji të kancerit.
1. Gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale
Nuk është normale rrjedhja e gjakut pas seksit, kështu që nëse vëreni njolla gjaku për një kohë të gjatë duhet të bisedoni me mjekun tuaj. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të qafës së mitrës ose një lloj infeksioni.
2. Gjakderdhje pas menopauzës
Nëse keni kaluar në menopause dhe sërish keni gjakderdhje duhet të bëni një vizitë.
3. Perioda më të rënda se zakonisht
Kjo nuk është shenjë vetëm e kancerit të qafës së mitrës, pasi gratë përjetojnë cikël të rëndë dhe për shkak të ndryshimit të stinëve, por nëse kjo shenjë shoqërohet me të tjerat, duhet të bëni një PapTest.
4. Zgjatje e ciklit menstrual ! Vëreni se sa ditë ju zgjat cikli e nëse për më shumë se tre muaj vëreni zgjatje të periodave duhet të bëni një kontroll gjinekologjik.
5. Sekrecione vaginale
Nëse vëreni se sekrecionet vaginale kanë ngjyrë apo erë të çuditshme, duhet të kuptoni shkakun e këtij ndryshimi.