Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta kuptojmë që një fëmijë ka probleme më të folur?- përgjigjet logopedi, Miran Xhelili

Në episodin e kësaj të shtune në emisionin Familjajonë, ishte i ftuar logopedi, Miran Xhelili, me të cilin u diskutua rreth logopedisë dhe terapisë së të folurit tek fëmijët me probleme në të folur 

Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.

Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale.

Sipas, Xhelilit për të kuptuar që një fëmijë ka problem në të folur, ata duhet të i nënshtrohen disa testeve nga rezultatet e të cilave kuptohet gjendja e fëmijës.

“Realisht mund të ketë simptoma hutuese ose simptoma që e ngrisin një shqetësim të cilat janë të gjitha në kuadër të fiziologjisë të të folurit, por ne këshillojmë që prindërit të mos rehatohen por që as mos të ngritet një panikë shumë e madhe, thjeshtë ta shohin logopedin si pjesë të rëndësishme të zhvillimit të fëmijës së tyre. Në fillim realizojmë disa teste të cilat na japin ide se cilin profesionistë tjetër duhet ta kontaktojmë, testi i komunikimit preverbal i cili matë disa aftësi të hershme të komunikimt verbal dhe jo verbal në bazë të moshës kalendarike, nëse ato nuk përputhen atëherë ne kontaktojmë profesionistë të tjerë”, tregoi Xhelili

Ndërkaq, sa i përketë moshës se kur mund të fillojë një fëmijë të ketë probleme me të folur, Xhelili tha se edhe pas moshës dy vjeqare problemi në të folur nuk duhet të jetë shqetësues për prindërit sepse është normale.

“Nuk është shqetësuese nëse një fëmijë edhe pas moshës dy vjeçare nuk i ka rreth 50 fjalë ose 100 fjalë që si përkon me standartin e zhvillimit gjuhësorë, nëse fëmisë nuk i pengojnë 20 fjalë më pak të komunikojë me rreth atëherë nuk mund të themi se një fëmijë po e shoqëron ndonjë problem në aspketin e zhvillimit gjuhësor”, tha logopedi.

Por, për të kuptuar më shumë se si ndikon krahasimi i fëmijëve mes vete sa i përket të folurit, ndiqeni intervistën e plot në faqen zyrtare të familjajonë në youtube ose facebook./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë