Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
7 këshilla që ju ndihmojnë të nxiheni si ju të doni

Në fillim duhet të dish se nuk je e vetmja që edhe pse rri gjithë ditën në diell rezultati është po njësoj. Je sërish e bardhë, ose ose, maksimumi ke marrë një skuqje lëkure që nuk do ta doje.

Të gjithë ata që kanë lëkure me ngjyrë të zbehtë e kanë shumë të vështirë të nxihen, edhe nëse qëndrojnë për muaj të tërë në plazh. Mund të jeni të lodhur nga përpjekjet, por është faji i pigmentit dhe gjeneve tuaja!

Meqë gjenetikës nuk mund t’i bëjmë asgjë, provojmë mënyra të tjera.

1. Përgatite lëkurën nga ekspozimi duke bërë një pastrim për të hequr qelizat e vdekura dhe pa harruar eksfoliatin për një nxirje uniforme.

uniforme.

2. Nëse të duhet të depilohesh, çfarëdo lloj mënyrë të zgjedhësh, lëre lëkurën të qetësohet për të paktën 24 orë, për të evituar acarimet e padëshirueshme.

3.Aplikoni kremin/vajin mbrojtës gjysmë ore përpara ekspozimit në diell për ta bërë atë sa më efektiv. Aplikojeni edhe më vonë përgjatë ditës, nëse është e nevojshme

4. Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale: fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qënë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha.

5. Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës, madje edhe nëse je e re në moshë, sepse të shndërrohesh e kuqe nuk është mirë për më tepër që djegia nuk transformohet si me magji në nxirjen e dëshiruar, përkundrazi mund të shkaktojë një lëkurë të shëmtuar.

6.Evitoni qëndrimin për orë të tera në diell dhe më pas minuta të tëra në det, ndonëse është e vërtetë që zhytja të rifreskon, por lëkura do të vazhdojë të jetë e ekspozuar në det apo pishina. Balanconi kohën duke pasur parasysh këtë këshillë.

7.Shmangni vendosjen e parfumit. Gjëja e fundit që ju duhet për plazh, aq më tepër nëse po prisni ngjyrën perfekte

Youtube

Arkiva

Kategoritë