Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Problemet me tiroiden dhe ndikimi te sëmundjet e zemrës

Shpeshherë ndodh që problemet me tiroiden që nxisin shqetësime të tjera me zemrën. Mjekët nënvizojnë rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit të këtyre problemeve për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Tiroidja ndihmon në rregullimin e metabolizmit, furnizimit me oksigjen, tretjes, funksionit të muskujve e të tjerë.

Praktikisht, tiroidja ndikon te çdo organ, përfshirë zemrën. Nëse një person vuan nga zemra, çrregullimet me tiroiden mund të përkeqësojnë simptomat ose të nxisin të reja., transmeton Probleme.me.

Sipas të dhënave, prodhimi i pakët i hormoneve (hipotiroidizmi) ose i tepërt (hipertiroidizmi) ka një ndikim domethënës tek zemra.

Hipotiroidizmi dhe zemra

Hormonet e tiroides janë të nevojshme për funksionet kardiovaskulare. Në mungesë të hormoneve as zemra dhe as enët e gjakut nuk funksionojnë siç duhet. Në rastin e hipotiroidizmit, niveli i pakët i hormoneve dobëson muskujt e zemrës duke nxitur kopalsin e saj. Për më tepër, hipotiroidizmi shkakton ngurtësimin e enëve të gjakut gjë që nxit hipertensionin.

Problemet më të mëdha me zemrën që shkakton hipotiroidizmi janë:
Vështirësia në frymëmarrje
Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës
Rritje e tensionit diastolik
Edem
Përkeqësim të problemeve ekzistuese me zemrën

Hipertiroidizmi dhe zemra

Hipertiroidizmi shkaktohet nga prodhimi i tepërt i hormoneve nga tiroidja. Sipas informacioneve, prania e tepërt e hormoneve është stërmunduese për zemrën dhe e sforcon atë. Hormonet rrisin forcën kontraktuese të muskulit të zemrës dhe nevojën për oksigjen.

Për pasojë pacientët që vuajnë nga hipertiroidizmi, por edhe një sëmundje e fshehur e zemrës rrezikohen nga:
Takikardia
Tensioni i lartë sistolik
Vështirësi në frymëmarrje
Dhimbje në kraharor e të tjerë

Fakte që nuk i dinit për tiroiden

Kjo gjëndër mund të përmbajë një sasi vdekjeprurëse hormonesh, të cilat nëse do të çliroheshin menjëherë në organizëm do të të merrnin jetën. Për fat të mirë, funksionet e tiroides kontrollohen me rreptësi nga sinjale të ndjeshme që lidhin trurin, tiroiden, volumin e gjakut dhe indet e trupit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë