Acidi folik rekomandohet në përgjithësi për gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë.
Acidi folik ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, si dhe ADN’së.
Këtu janë disa mënyra që acidi folik mund t’ju përmirësoj pjellorinë tuaj.
Fertiliteti mashkullor
-Numri më i lartë i spermës:
Acidi folik rrit numrin e spermës dhe kjo mund të ndihmojë burrat të fitojnë shtesat e nevojshme në mënyrë që të ndihmojnë partnerët e tyre të ngelen shtatzënë.
-Rrezik më i vogël i anomalive
Kjo zvogëlon rrezikun e anomalive kromozomale të cilat mund të përfundojnë duke çuar në defekte të lindjes.
Fertiliteti femëror
-Rrite cilësinë e vezëve
Ngjashëm me atë se si acidi folik përmirëson cilësinë e spermës tek burrat, gjithashtu ndihmon në përmirësimin e cilësisë së vezëve tek gratë. Acidi folik ndihmon në mbajtjen e shëndetshëm të vezës dhe larg nga çdo agjent shkaktues të sëmundjes./Parenting.FirstCry