Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta dalloni çekuilibrin e hormoneve te femrat e meshkujt?

Hormonet janë substanca natyrale të prodhuara nga trupi që janë përgjegjëse për procese të rëndësishme.

Ato ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Nivelet e tyre do të jenë të ndryshme gjatë pubertetit, shtatzënisë, ushqyerjes me gji, paramenopauzës dhe menopauzës, dhe gjatë marrjes së pilulave kontraceptive.

Çekuilibri hormonal ndodh kur ka shumë ose shumë pak hormone në qarkullimin e gjakut.

Simptomat e çekuilibrit hormonal te gratë

Simptomat ndonjëherë janë të vështira për t’u lidhur me vetë hormonet, sepse ato janë shumë të ndryshme dhe mund të tregojnë më shumë probleme.

Këtu janë disa simptoma:

· Menstruacione të dhimbshme dhe të rënda

  1. · Osteoporoza
  2. · Ndjeshmëri e gjirit
  3. · Diarre ose kapsllëk
  4. · Akne para ose gjatë menstruacioneve
  5. · Gjakderdhje ndërmjet periodave
  6. · Rritja e qimeve në fytyrë, qafë, shpinë ose gjoks
  7. · Shtim në peshë
  8. · Rënia e flokëve

Simptomat e çekuilibrit hormonal te meshkujt

Ashtu si te femrat, te meshkujt ndodh çekuilibri hormonal në periudha të caktuara të jetës. Për shembull, në pubertet si dhe në plakje. Te meshkujt, një çrregullim hormonal mund të çojë në kancer të prostatës dhe ulje të niveleve të testosteronit.

Simptomat:

  • · Ulje e dëshirës seksuale
  • · Mosfunksionim erektil
  • · Ulje e masës muskulore
  • · Osteoporoza
  • · Rënia e flokëve
  • · Ndjeshmëri e gjirit

Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e një çekuilibri hormonal, bisedoni me mjekun ose gjinekologun tuaj. Ekzaminimi i mëtejshëm i mostrës së gjakut mund të tregojë gjendjen e hormoneve seksuale në trup dhe për këtë arsye të marrë masat e duhura.

Te femrat, çekuilibri hormonal më së shpeshti trajtohet duke marrë pilula kontraceptive dhe ka disa mënyra të tjera për t’i kthyer hormonet në normalitet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë