Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të bëni pas ndarjes nga partneri?

Kur një lidhje dashurie përfundon, gjasat janë që do të ndiheni keq për një periudhë kohore. Në fakt, një person që ka përjetuar ndarje do e ketë të vështirë që ta tejkalojë. Është mirë që gjatë periudhës kur keni zemrën e thyer, ta pranoni gjendjen që keni por edhe ta trajtoni mirë veten.

Më poshtë mund t’i lexoni disa strategji se si ta tejkaloni periudhën post-ndarjes:

Shkruani dhe flisni për ndarjen

Ndonëse emocionet e trishta, nuk janë një eksperiencë e mirë – sërish është e rëndësishme që t’i shprehni ato e jo t’i mohoni. Ka shumë emocione që përfshihen pas një ndarje: mërzi, ankth,  zemërim e frikë për të ardhmen, por sërish nevojitet ballafaqim. Kur shkruani mbi ndjenjat që i keni apo edhe qani, ju  mund të mendoni më qartë se pse lidhja juaj më nuk ka funksionuar.

Kujdesuni për trupin

Filloni e kujdesuni mbi trupin tuaj. Ndoshta një mënyrë e mirë do ishte edhe të filloni fitnesin, pasi aty do largonit energjinë e keqe. Gjithashtu ekspertët sugjerojnë që të mos abuzoni me ushqim si një mekanizëm mbrojtës për emocionet jo të mira që i keni.

Kujtoja vetës gjithë të mirat që i ke

Është shumë e lehtë t’i shohësh vetëm gjërat jo të mira, por tentoni që të shihni përtej situatës. Tentonit t’ia rikujtoni vetës që keni shumë njerëz të mirë përreth. Studimet kanë treguar që listimi i gjërave për të cilat jeni falënderues, rritë nivelin e pozitivitetit mbi jetën.

Bëji gjërat që i do

Pas një ndarje, është e vështirë t’i kujtosh gjërat që dikur i ke dashur – por mënyra e vetme që të filloni të kënaqeni me jetën është pikërisht rigjetja e kënaqësive të vjetra. /Famila Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë