Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 859 persona.
Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shënuar 285 raste pozitive të COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,831,139 doza të vaksinës. Deri më sot 823,872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103,2470 doza përforcuese dhe doza të treta.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.