Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit pas 1.165 testime të kryera, 341 raste kanë dalë pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 1.521.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.