Gjatë misionit për të shpëtuar jetë, sot ka vdekur në një moshë të re, mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili nuk mundi të u shpëtoi plagëve të marra brenda ambulancës që u aksidentua me 30 Qershor në Gjakovë.
Si pasojë e këtij aksidenti, kishte vdekur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.
Ky lajm është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës nga të cilët është shkruar edhe postim ngushëllues drejt familjarëve të të ndjerit.
Postim i plotë:
Ndahet nga jeta Dr. Mentor Salihi
Dr. Mentor Salihi, anëtar i OMK-së, doktor i mjekësisë, i punësuar në QKMF, në Gjakovë.
Dr. Salihi kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin “Hasan Prishtina”, në vitin 2021.
Detyra e mjekut si shpëtimtar jete, bëri që Dr. Salihi të ishte në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.













