Për 24 orë në nivel vendi janë regjistruar 213 raste pozitive me COVID-19 nga 609 testime të bëra në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 qytetarë ndërsa nuk raportohet për të vdekur.
Ndërkaq, për 24 orë janë dhënë 95 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani me një dozë janë vaksinuar mbi 903 mijë qytetarë, me dy doza janë vaksinuar 823 mijë ndërsa me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 103 mijë qytetarë.