Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA ka publikuar rezultatet e para të studimit në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike nga ana e fëmijëve.
Të dhënat tregojnë se pajisjet teknologjike mund të ndryshojë strukturën e trurit.
Studimi nga The Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD) ka për qëllim të kuptojë sesi përvojat e fëmijërisë ndikojnë në zhvillimin e trurit të një fëmijë.
Gaya Dowling, pjesë e studimit, tregoi se më shumë se 11,800 fëmijë të moshës 9-10 vjeç u bënë pjesë e studimit.
Studiuesit ndjekën zhvillimin biologjik dhe të sjelljes së fëmijëve përmes adoleshencës deri në moshën e pjekurisë.
Skanimet e trurit tek fëmijët treguan se fëmijët të cilët përdorën telefonin apo ndonjë pajisje tjetër teknologjike për më shumë se 7 orë në ditë treguan hollim të parakohshëm të korteksit në tru.
Korteksi është i ndarë në katër pjesë; secili seksion është përgjegjës për përpunimin e llojeve të ndryshme të informacionit ndijor.
Fëmijët që përdorën ekranet për më shumë se dy orë në ditë gjithashtu paraqitën probleme në testet e të menduarit dhe gjuhës.