1 mijë e 12 raste aktive janë me CODIV-19 në Kosovë.
Të dielën, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 164 raste të reja me Coronavirus – ndërsa 49 u shëruan.
Fatmirësisht vdekje brenda ditës së fundit nuk ka pasur.
Po ashtu numri i të vaksinuarve brenda ditës është i vogël, 14 u vaksinuan të shtunën.
Deri më tash mbi 903 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.