A ju ndodh që këmbët, duart ose gjunjët të ju fryhen? Kjo ndodh për shkak të grumbullimit të ujit në eshtra, që njihet ndryshe si edemë.
Ajo karakterizohet nga grumbullimi i lëngjeve në inde, për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut dhe shkak tjetër janë dëmtimi i dhëmbëve.
Shkaqet kryesore janë shtatzënia, pasiviteti fizik, sindromet premenstruale, qëndrimi i ulur dhe disa medikamente. Megjithatë, disa raste të kësaj sëmundje nuk janë edhe aq serioze, por nganjëherë ajo mund të dërgojë në dobësimin e funksionimit të zemrës, ose veshkave.
Ja si mund të parandaloni këtë sëmundje:
Mungesa e magneziumit
Mungesa e magneziumit mund të ju dërgojë drejt edemës. Ky mineral është jetik për shumicën e organeve në trup dhe mungesa e tij mund të dërgojë në mosfunksionimin e trupit.
Sipas një hulumtimi, marrja e një doze prej 200 miligramëve mangnezium mund të parandalojë edëmn. Sigurohuni që në dietën tuaj të shtoni ushqimet që përmbajnë magnez.
Mungesa e Vitaminës B6
Mungesa e Vitaminës B6 mund të dërgojë drejt edemës. Marrja e Vitaminës B6 në baza ditore parandalon këtë sëmundje dhe rrit sistemin imunitar. Kjo vitaminë tretet në ujë dhe ndikon në forcimin e eshtrave, transmeton portali arbresh.info.
Dehidratimi
Dehidratimi ndodh kur nuk pini ujë mjaftueshëm. Kjo gjendje detyron trupin që të mbajë ujin në mënyrë që të mbijetojë, duke rezultuar në enjtje të këmbëve dhe duarve. Për fat të mirë, kjo gjendje përmisohet nëse filloni të konsumoni ujë më shumë, duke konsumuar pije me kalium dhe duke shmangur pijet e gazuara dhe kafen.