Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë 213 raste aktive me COVID-19.
Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.
“Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369”, thuhet në njoftim.