Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta për musaka pa mish

Musakaja me misër është një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan

Përbërësit:

– gjysmë filxhani qumësht,
– gjysmë filxhani ajkë neutrale,
– 2 lugë gjalpë,
– 1,5 lugë sheqer,
– 2 lugë miell,
– një lugë e vogël kripë,
– 4-5 filxhan misër,
– 2 vezë,
– gjysmë filxhani kaçkavall të grirë në rende,
– alium të grirë për dekorim, sipas dëshirës.

Përgatitja:

1. Nxeheni furrën në 200 gradë.

2. Në tavë të thellë të madhësisë së mesme nxehni ajkën neutrale, ¼ e filxhanit qumësht, sheqerin dhe gjalpin.

3. Derisa të nxehet përbërja me ajkë, përzieni miellin dhe qumështin e mbetur (1/4 e filxhanit). Kur përbërja me ajkë të fillojë të vlojë, shtoni ngadalë përzierjen e qumështit dhe miellit dhe përzieni derisa të dendësohen (midis 30 sekondave dhe një minute). Hiqeni nga zjarri dhe shtoni misrin dhe kripën. Të gjitha përzieni mirë.

4. Tundni mirë vezët dhe shtoni ngadalë në përbërjen e përgatitur me misër duke e përzier vazhdimisht. Përbërjen qiteni në tepsinë e përgatitur dhe piqeni rreth 30 minuta në furrë të nxehur.

5. Pas 25 minutave pjekjeje qiteni kaçkavallin e grirë në rende në gjellë dhe kthejeni në furrë edhe 5 minuta. Gjellën e gatshme nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet 10-15 minuta, para se ta shërbeni, sipas dëshirës qitni aliumin e grirë.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë