Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik.
Kjo situatë barike do të krijoj kushte për mot të mirë, të kthjellët dhe me shumë orë me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.