Shhërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka caktuar si drejtor ekzekutiv në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovës, Specialistin e Kirurgjisë së Fëmijëve, Jeton Zararin.
“Në bazë të kontratës së SHSKUK-së me numër 034 të datës 07.06.2022: Dr Jeton Zarari – Mjek Specialist Kirurg i fëmijëve, caktohet Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Deri më tani spitali në Gjakovë është udhëhequr nga UD. Ardian Jusufi.