Në qoftë se bebi juaj është katër muajsh ka shumë gjasa që të pranoni sugjerime nga të afërmit tuaj që të filloni përdorimin e ushqimeve të ngurta te bebi.
Rekomandimet se në cilën kohë duhet filluar konsumimi i ushqimeve të ngurta te bebi kanë ndryshuar gjatë dekadave të fundit.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të prisni derisa fëmija juaj të jetë së paku gjashtë muajsh për të filluar me ushqime të ngurta.
Deri në gjashtë muajt e parë të jetës së bebit, qumështi i gjirit është gjithçka se cka i nevojitet bebit tuaj.
Ky rekomandim mbështetet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh)./Belly Belly