Një dietë e pasur me ushqime dhe pije që përmbajnë flavanol ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Studimi i botuar në Scientific Reports zbuloi se nivelet e larta të flavanolit ndikojnë në uljen e presionit të gjakut.
Flavanoli dhe Hipertensioni
Rekomandimet e zakonshme për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut përfshijnë kufizimin e kripës, praktikimi i aktiviteteve fizike dhe menaxhimi i stresit.
“Ne e dimë nga DASH Diet se ajo që konsumojmë është thelbësore për menaxhimin e presionit të gjakut”, tha Lauren Harris-Pincus, dietologe.
Këto udhëzime përfshijnë:
-Konsumimi i perimeve, frutave dhe drithërave;
-Përfshirja e produkteve të qumështit, peshkut, fasuleve, arrave dhe vajrave bimorë në dietën tuaj;
-Kufizimi i ushqimeve që janë të pasura me yndyrë të ngopur;
-Kufizimi i pijeve dhe ëmbëlsirave;
-Konsumimi deri në 2,300 mg natrium në ditë
Harris-Pincus shton se të dhënat e reja tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të pasura me flavanole si çaji, kakaoja, mollët dhe manaferrat mund të ndikojnë në uljen e hipertensionit dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ndekja e një diete të pasur me flavanol dhe në përputhje me DASH Diet mund të jetë një zgjidhje e duhur për kujdesin e shëndetit tuaj./VeryWellHealth,