Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa nga ushqimet që përmbajnë flavanol dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut

Një dietë e pasur me ushqime dhe pije që përmbajnë flavanol ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Studimi i botuar në Scientific Reports zbuloi se nivelet e larta të flavanolit ndikojnë në uljen e presionit të gjakut.

Flavanoli dhe Hipertensioni

Rekomandimet e zakonshme për të menaxhuar presionin e lartë të gjakut përfshijnë kufizimin e kripës, praktikimi i aktiviteteve fizike dhe menaxhimi i stresit.

“Ne e dimë nga DASH Diet se ajo që konsumojmë është thelbësore për menaxhimin e presionit të gjakut”, tha Lauren Harris-Pincus, dietologe.

Këto udhëzime përfshijnë:

-Konsumimi i perimeve, frutave dhe drithërave;

-Përfshirja e produkteve të qumështit, peshkut, fasuleve, arrave dhe vajrave bimorë në dietën tuaj;

-Kufizimi i ushqimeve që janë të pasura me yndyrë të ngopur;

-Kufizimi i pijeve dhe ëmbëlsirave;

-Konsumimi deri në 2,300 mg natrium në ditë

Harris-Pincus shton se të dhënat e reja tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të pasura me flavanole si çaji, kakaoja, mollët dhe manaferrat mund të ndikojnë në uljen e hipertensionit dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndekja e një diete të pasur me flavanol dhe në përputhje me DASH Diet mund të jetë një zgjidhje e duhur për kujdesin e shëndetit tuaj./VeryWellHealth,

Youtube

Arkiva

Kategoritë