Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet ta lëmë foshnjën të fle shtrirë në bark?

Disa pozicione mund të cënojnë seriozisht jetën, nëpërmjet organeve të frymëmarrjes. Një nga këto pozicione potencialisht të rrezikshme është edhe kur bebi shtrihet me bark. Ky pozicion gjumi ka disa rreziqe të cilat mund të rezultojnë fatal për bebin.

Asnjë bebe nuk duhet të flejë shtrirë me bark. Ekspertët pediatrikë rekomandojnë  me ngulm që t’i “bëni” bebet të flenë shtrirë me shpinë. Gjithashtu ata thonë se nuk duhet ta lini bebin të flejë nga njëra anë nëse nuk rekomandohet nga pediatri juaj për shkak të problemeve të ndryshme mjekësore. Të flesh i shtrirë me barkë është normale për të rriturit, por nuk rekomandohet për bebet për shkak të rreziqeve potenciale, ndaj është detyra juaj si prind ta mësoni bebin të flejë i shtrirë me shpinë.

Çfarë të bëni nëse bebit i pëlqen të flejë i shtrirë me bark?

Disa bebeve mund t’i pëlqejë më shumë të flenë shrirë me bark sesa me shpinë. Nëse ky është rasti juaj duhet ta ktheni bebin me shpinë sa herë ai fle me bark. Kjo me siguri do ta irritojë bebin në fillim, por pas disa përpjekjeve ai do të mësohet të flejë me shpinë. Sa më herët ta mësoni bebin me këtë pozicion gjumi aq më lehtë do ta ketë ai për tu përshtatur.

Cilat janë rreziqet nëse bebi  fle i shtrirë me bark?

Nëse bebi juaj fle i shtrirë me bark mund të rrezikohet nga disa problemë të cilat mund të jenë edhe fatale. Këto problem janë:

  • Mosfurnizimi me sasinë e duhur të oksigjenit.
  • Vështirësi në frymëmarrje për shkak të presionit që ushtrohet në kafazin e kraharorit.
  • Rrezik për mbinxehjen e trupit.
  • Reziku nga SIDS.

Kur mund ta lejojmë bebin të flejë i shtrirë me bark?

Ekspertët pediatrikë rekomandojnë se bebi mund të lihet të flerë i shtrirë me bark vetëm pasi të jetë në gjendje të rrotullohet vetë, gjë që ndodh rreth muajt të 6. Megjithatë edhe atëherë ju duhet të siguroheni që ta vini në gjumë shtirë me shpinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë