Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndikimi i temperaturave të larta te dhimbjet kronike

Temperatura e ambientit ka një ndikim të fortë te shumë prej dhimbjeve të cilat manifestohen në organizëm. Shumë prej grave ankohen për shembull kur prishet moti, sepse dhimbjet e reumatizmit u bëhen më të forta.

Ka raste që vapa dhe temperaturat e larta kanë një ndikim përkeqësues, madje më të keq se i ftohtit, te dhimbjet.

Çështje vape apo disponimi?

Ka ekspertë që besojnë se moti i nxehtë dhe i ftohtë ka një ndikim të fortë te disponimi. Nëse ky i fundit prishet, perceptimi i dhimbjes mund të tjetërsohet.

Ka njerëz që vuajnë nga ankthi dhe depresioni të cilët e përshkruajnë veten si të ndjeshëm ndaj motit dhe vuajnë më shumë nga dhimbjet se të tjerët.

Migrena dhe vapa

Sipas ekspertëve, ndryshimet te temperatura mund të nxisin jo vetëm migrenën, por edhe dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit.

Për më tepër, vapa mund të shkaktojë dehidratim gjë që në vetvete është faktor nxitës për dhimbjet e kokës apo migrenën.

(Foto: PainScale)

Temperaturat e nxehta dhe artriti

Siç e thamë edhe më lart, njerëzit që vuajnë nga osteoartriti, artriti apo reumatizmi e lidhin direkt dhimbjen e tyre me ndryshimin e motit.

Shumica gjejnë një lidhje me motit të ftohtë dhe dhimbjes, por ka të tjerë që thonë se dhimbjet e kyçeve bëhen më të këqija në ditët e nxehta të verës, transmeton AgroWeb.

Ekspertët sugjerojnë se kur bëhet fjalë për motin dhe dhimbjet e kyçeve, ndryshimet në temperaturë dhe lagështi ndikojnë tek indet, tendinët dhe ligamentet.

Kontraktimi dhe zgjerimi i tyre mund të shkaktojë më shumë dhimbje, thonë ekspertët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë