Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 94 milionë të rritur në SHBA kanë kolesterol i lartë, gjë që e bën atë të jetë një gjendje mjaft e zakonshme.
Kolesteroli ka një rol të rëndësishëm në trup, duke ndihmuar në prodhimin e hormoneve dhe ndërtimin e qelizave të shëndetshme.
Mirëpo, kolesteroli i lartë përbën një rrezik për shëndetin. Në rast të mos-trajtimit ai mund të kontribuojë në grumbullimin e pllakave në arterie, gjë që krijon bllokime që rrisin rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru.
Fatkeqësisht, kolesteroli i lartë nuk karakterizohet me simptoma. Andaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni kolesterolin tuaj cdo vit.
Por, çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?
-Një dietë e pashëndetëshme
Një dietë e lartë me yndyrna të ngpura është një nga faktorët që ndikon në rritjen e kolesterolit. Këto yndyrna gjenden në produktet e qumështit, ushqimet e skuqura, proshutë dhe lloje tjera të mishit.-Mungesa e aktiviteteve
Mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm është një tjetër faktor rreziku i rëndësishëm për zhvillimin e kolesterolit të lartë
-Pirja e duhanit
Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit ka lidhëshmëri me nivele të larta të kolesterolit LDL dhe triglicerideve, si dhe niveleve të ulëta të kolesterolit HDL.
-Mbipesha
Yndyrna e lartë lidhet me mbipeshën ose obezitetin, e cila mund të rrisë sasinë e kolesterolit LDL që prodhon mëlçia juaj. Ai gjithashtu ngadalëson aftësinë e trupit tuaj për të larguar kolesterolin LDL nga gjaku juaj.
-Gjenetika
Kolesteroli i lartë mund të jetë i trashëguar, sepse gjenet tuaja kontrollojnë se sa kolesterol prodhon trupi juaj. Kjo gjendje fillon që në lindje dhe rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në moshë të hershme./Insider