Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kjo është koha kur fëmijët fillojnë të flasin

Procesi i komunikimit është një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe të veçanta të fëmijës suaj.

Edhe pse mund të mos ju duket e vërtetë, foshnja juaj komunikon me ju sapo të lind.

Të qarat janë një nga mënyrat e vetme e foshnjes për të filluar komunikimin. Me kalimin e kohës, shumë prindër janë në gjendje të kuptojnë se çfarë sinjalizon e qara e foshnjes.

Kjo rrugë është një lidhshmëri mes foshnjes dhe prindërve që nga javët e para të lindjes.

Përveç kësaj, ka është mënyra tjera që fëmija juaj komunikon me ju në muajt e parë të tyre dhe të gjitha këto janë shenja se zhvillimi i gjuhës është në proces e sipër.

Sipas udhëzimeve të CDC-së:

-Në dy muajt e parë, bebi juaj fillon të kthejë kokën nga ju kur ju flisni, në këtë mënyrë ata fillojnë të bëjnë tinguj;

-Në katër muajt e parë, fëmija juaj fillon të bëj dy tinguj bashkë, madje mund t’ju imitojë juve gjersa e ngritni apo e zvogëloni intonacionin.

-Deri në muajin e gjashtë, bebi juaj mund t’ju përgjigjjet kërkesave tua me tinguj të veçantë dhe në këtë moshë përsoset tingulli “m” dhe “b”./Very Well Family.

Youtube

Arkiva

Kategoritë