Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Recetë: Qebapë ose qoftere vegane

Një recetë e shëndetshme që të frymëzon ta gatuash herë pas here, duke të sjellë shije gatimi shtëpie

Përbërësit:

– 100 g miell të trashë tërshëre apo elbi,
– 30 g fara luledielli,
– 20 g fara të bluara liri,
– gjysmë luge të vogël kripë,
– gjysmë luge të vogël spec të kuq të bluar,
– gjysmë luge të vogël shafran,
– gjysmë luge të vogël qepë pluhur (patjetër),
– piper,
– kumin (patjetër),
– fara të bluara koriandre,
– majdanoz,
– 180 ml ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Imtësojeni miellin e trashë në blender. Mund të përdorni vetëm tërshërë ose t’i kombinoni.

Bën t’i bluani menjëherë edhe kumin edhe farat e koriandrës, ndonjëherë edhe pak fara luledielli.

Shtoni përbërësit e tjerë të thatë dhe përzieni. Shtoni rreth 180 ml ujë të nxehtë dhe përzieni.

Prisni që përbërja të ftohet pak. Nëse bëhet tepër e butë për t’u dhënë formën qebapëve, shtoni edhe pak fara liri ose pak miell.

Formoni qoftere ose qebapë dhe rrotulloni pak në miell.

Piqni në vaj ulliri apo në furrë (do të jenë paksa më të thatë).

Në përbërje mund të shtoni edhe susam dhe erëza të tjera, sipas dëshirës.

Mund të përdorni qepë të reja në vend të qepëve pluhur, mirëpo kështu është më mirë sepse përbërjen e gatshme mund ta ruani në kavanoz dhe kur të dëshironi mund t’i gatuani qofteret vetëm duke shtuar ujë të nxehtë.

Ju bëftë mirë!

Youtube

Arkiva

Kategoritë