Mr.Ph.Drilona Çitaku
Mr.Ph.Drilona Çitaku ka hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi sëmundjen e Sklerozës Multiple, Simptomat, Diagnostikimin dhe Trajtimin në mënyrë që të kemi një pasqyrë më të qartë se me çfarë përballen pacientët me një sëmundje të tillë, çfarë janë sfidat e tyre ditore dhe çfarë mund të bëhet që të përmirësohet jeta e pacientëve me një sëmundje që do i përcjellë gjatë gjithë jetës që nga momenti i diagnostikimit.
Çka është Skleroza Multiple?
Skleroza Multiple identifikohet si një sëmundje autoimune e cila karakterizohet me dimileinizimin e qelizave nervore te Sistemit Nervor Qendror dhe Sistemin Nervor Periferik.
Skleroza Multiple është sëmundja inflamatore neurologjike që ka pre valencën e shfaqjes më të lartën tek të rinjtë. Mosha mesatare e diagnostikimit është afërsisht rreth 30 vjeç, me shumicën e pacientëve që paraqesin relapse periodike neurologjike. [1] Një deri në dy dekada pas fillimit te shfaqjes së simptomave të sëmundjes, pacientët me Sklerozë Multiple hyjnë në një fazë progresive të sëmundjes. Disa faktorë mjedisorë dhe alele gjenetike mund të ndryshojnë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së multiple, por shkaku themelor i sëmundjes mbetet akoma i pa zbuluar. [2]
Simptomat
Manifestimet e zakonshme neurologjike të Sklerozës Multiple përfshijnë neuritin optik, diplopinë, humbjen ndijore, dobësinë e gjymtyrëve, ataksi në ecje, humbje e kontrollit të fshikëzës dhe mosfunksionimit kognitiv. Çdo manifestim i simptomave është rezultat që varet se në cilën pjesë të sistemit nervor janë paraqitur lezionet. [3]
Simptomat mund të shfaqen dhe largohen kohë pse kohe, mund të ketë qëndrime më të gjata pa simptoma – por dëmtimi nervor është akoma prezent dhe do të vazhdojë të përkeqësohet gradualisht.[3]
Diagnostikimi
Diagnostifikimi i MS është i ndërlikuar sepse asnjë test i vetëm nuk mund ta diagnostikojë pozitivisht atë. Së pari mund të duhet të përjashtohen shkaqe të tjera të mundshme të simptomave
Një diagnozë mund të konkludohet vetëm pasi të ketë prova për të paktën 2 sulme të veçanta.
Format e diagnostikimit:
Ekzaminimi Neurologjik
Neurologu gjatë ekzaminimit do të kërkojë anomali, ndryshime ose dobësi në shikimin tuaj, i kushtohet rëndësi lëvizjeve te syve, testohet forca e duarve ose këmbëve, ekuilibrin dhe koordinimin, të folurit dhe reflekset. Këto janë disa shenja qe mund të tregojnë nëse nervat tuaja janë dëmtuar në ata mënyrë që mund të sugjerojë MS.
MRI
Një skanim MRI është një skanim pa dhimbje ku përdoren fusha të forta magnetike dhe valë radio për të prodhuar imazhe të detajuara të pjesëve të brendshme të trupit.Me MRI mund të shihet nëse ka ndonjë dëmtim të mbështjellësit të mielinës (shtresa që rrethon qelizat nervore ) në tru dhe në palcën kurrizore. Në shumicën e rasteve përmes këtij skanimi mund të ndihmojmë në konfirmimin e diagnozës te MS.
Punksioni Lumbal
Lëngu kurrizor është lëngu që rrethon trurin dhe palcën kurrizore dhe ndryshimet në lëng mund të sugjerojnë probleme me sistemin nervor. Procedura bëhet me anestezi lokale, që do të thotë se do të jeni zgjuar, por zona ku futet gjilpëra do të mpihet.Mostra më pas testohet për qelizat imune dhe antitrupat, që është një shenjë se sistemi juaj imunitar ka luftuar një sëmundje në trurin dhe palcën kurrizore.Punksionet e mesit janë shumë të sigurta, por shpesh janë të pakëndshme dhe mund të shkaktojnë një dhimbje koke që herë pas here zgjat deri në disa ditë. Një punksion lumbal shpesh do të kryhet për të dhënë informacion shtesë nëse simptomat ose skanimet tuaja janë të pazakonta.
Pikepamje nga aspekti epiemiologjik
*Mosha: Shumica e njerëzve diagnostikohen në mes moshës 20 dhe 50 vjeç, por kjo nuk përjashton mundësinë e diagnostikimit te fëmijëve te vegjël dhe të rriturve më të vjetër.
*Gjeografia: Në përgjithësi, MS është më e zakonshme në zonat më të largëta nga Ekuatori. Megjithatë, normat e pre valencës mund të ndryshojnë ndjeshëm midis grupeve që jetojnë në të njëjtën zonë gjeografike, pavarësisht nga distanca nga ekuatori.
*Gjinia: MS është tre herë më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat, duke sugjeruar se hormonet gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e ndjeshmërisë ndaj MS.
*Etniciteti: MS shfaqet në shumicën e grupeve etnike, duke përfshirë afrikano-amerikanët, aziatikët dhe hispanikët/latinozët, por është më e zakonshme tek kaukazianët me prejardhje nga Evropa Veriore. [6]
Trajtimi
-Sëmundja e Sklerozës Multiple nuk mund të shërohet, por mund të trajtohet në mënyrë që të minimizohet numri i relapseve, kjo mund të arrihet përmes përdorimit të terapisë modifikuese të sëmundjes.
-Përmes terapisë synohet të zvogëlohet dëmtimi dhe dhëmbëzimi i mbështjellësit te mielinës, e cila është e lidhur me relapset e MS.
-Trajtime me terapinë e duhur ndihmon në ngadalësimin e progresimit të sëmundjes dhe përkeqësimit e simptomave të MS.
-Terapitë modifikuese të sëmundjes nuk janë të përshtatshme për të gjithë pacientet me MS.
Jeta me MS
Ne përgjithësi MS nuk është jetë kërcënues, nuk ndikon drejtë për drejtë në jetë gjatësinë e pacientit por ajo ndikon ne kualitetin e jetës. MS nuk është ngjitëse. Të jetosh me Sklerozë Multiple është një sfidë e përditshme, jo vetëm për pacientin por edhe për familjen dhe rrethin. Përveç trajtimit të kushtueshem pacientët me MS përballen me shumë sfida tjera. 86% e pacientëve kanë ulje të aftësisë për të punuar, 71% e pacientëve kanë nevojë për kujdestari. MS në fazë të progresuar ju pa mundëson pacientëve të zhvillojnë aktivitetet e përditshme.
Vetëdijesimi dhe edukimi i njerëzve ndikon që të kemi diagnostikim më të hershëm, ndihmon në qasje më të mirë ndaj pacientëve me MS dhe në ofrimin e trajtimit më të mirë.Edhe pse sot më shumë njerëz po diagnostikohen me MS sesa në të kaluarën, arsyet për këtë nuk janë të qarta. Arsyet e rritjes së numrit të njerëzve të diagnostikuar përfshijnë: ndërgjegjësim më të madh për sëmundjen, akses më të mirë në kujdesin mjekësor dhe aftësi të përmirësuara diagnostikuese. Nuk ka asnjë provë përfundimtare që shkalla e MS është përgjithësisht në rritje.
Referencat
1. Feinstein A, Freeman J, Lo AC. Treatment of progressive multiple sclerosis: what works, what does not, and what is needed. Lancet Neurol. 2015;14(2):194–207.
2. Baranzini SE, Oksenberg JR. The genetics of multiple sclerosis. From 0 to 200 in 50 years. Trends Genet. 2017;33:960–970
3. Barry Hendin, MD, chief medical officer, Multiple Sclerosis Association of America; board-certified neurologist, Center for Neurology and Spine Center, Phoenix, AZ. National Multiple Sclerosis Society: “Definition of MS,” “Disease Modifying Therapies for MS,” “MS the Disease,” “Types of MS.”6. Palace J, Duddy M, Bregenzer T. Effectiveness and cost-effectiveness of interferon beta and glatiramer acetate in the UK Multiple Sclerosis Risk Sharing Scheme at 6 years: a clinical cohort study with natural history comparator. Lancet Neurol. 2015;14:497–505.