Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pacienët e diagnostikuar me Sklerozë Multiple që marrin shërbime mjekësore në Klinikën e Neurologjisë, tash e tutje do të kenë kartelen e tyre elektronike të regjistrimit.
“Aktivizimi i shërbimit përmes kartelës elektronike është bërë i mundur nga ana e Shërbimit të Teknkologjisë Informative në QKUK.Sistemi CLARIUM është donacion nga kompania Roche, që nga viti 2019, por nuk ishte funksionalizuar asnjëherë.Falë angazhimit dhe punës profesionale të stafit të IT-së, u bë i mundur funksionalizimi dhe aktivizimi i këtij sistemit i cili do t’i ndihmojë stafit mjekësor në ofrimin e shërbimeve sa me kualitative për pacientët e diagnostfikuar me Sklerozë Multiple.”, thuhet më tutje në njoftim.
Sipas, ShSKUK-së, mbajtja dhe përditësimi online i softuerit mundëson qasje të lehtë të mjekëve që manovrojnë me të dhe qasjen nga pika të ndryshme duke i eliminuar barrierat fizike.Përdorimi i lehtë i saj mundëson kursimin e kohës dhe lehtësimin e futjes së të dhënave. Ajo mundëson gjenerimin e informatave të çfarëdoshme që mund të jenë të nevojshme, duke mundësuar kësisoj edhe përpunimin e lehtë statistikor të tyre që i hapin rrugë botimeve, publikimeve dhe prezantimeve të ndryshme.
77