251 persona janë trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar.
Sipas ShSKUK-së, prej tyre, 83 janë mjekuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 44 raste kanë qenë kirurgjike dhe 57 raste internistike.
Gjithashtu, janë trajtuar edhe 11 persona të lënduar në aksidente trafiku.