Gjendjet e përgjithshme të simptomave të tiroides si: ndryshimet e gjumit, ndryshimet në peshë, problemet e zorrëve mund të manifestohen ndryshe njëra nga tjetra.
Në fakt, simptomat e hipertiroidizmit (tiroide tepër aktive) dhe hipotiroidizmit (tiroide nën aktive), dy llojet më të zakonshme të sëmundjes tiroide, shpesh janë të kundërta, megjithëse ato ndikojnë në të njëjtin sistem trupor.
Ndryshimet e pashpjegueshme të peshës mund të jenë një shenjë e hipotiroidizmit ose hipertiroidizmit. Ndërsa, ndjeshmëria ndaj temperaturës mund të jetë një simptomë e të dy formave të sëmundjes tiroide.
Në hipotiroidizëm mund të ndjeheni jotolerant ndaj të ftohtit, ndërsa në hipertiroidizëm mund të ndjeheni të nxehtë dhe të djersitur pavarësisht nga një temperaturë normale e mjedisit.
Çështjet e gjumit dhe lodhja e përgjithshme – të cilat përkeqësohen vetëm kur nuk merrni një pushim të mirë të natës – janë ankesa të zakonshme të personave me probleme të tiroides.
Gjëja e fundit për të cilën mund të jeni duke menduar kur keni probleme me tretjen e ushqimit është tiroide, por simptomat gastrointestinale janë të zakonshme, duke forcuar efektet e gjerë të kësaj gjëndre të rëndësishme:
– Në hipotiroidizëm, mund të keni konstipacion të rëndë ose afatgjatë që nuk i përgjigjet trajtimeve ose mjeteve shtëpiake.
– Në hipertiroidizëm, mund të keni diarre, jashtëqitje të lirshme ose sindromën e zorrës së irrituar.
Kushtet e tiroides, veçanërisht hipotiroidizmi, mund të rrisin rrezikun tuaj për infertilitet, mund të ndërhyjnë në suksesin e trajtimeve të riprodhimit të asistuar dhe mund të rrisin shanset e abortit të përsëritur.
Poashtu, vlen të ceket se një numër simptomash dhe ndryshimesh që lidhen me sytë janë të zakonshme në hipotiroidizëm, hipertiroidizëm dhe sëmundjen e Graves.
Simptomat e zakonshme përfshijnë: thatësi e syrit, vizion i paqartë, skuqje e syve, ose dhe ndjeshmëri ndaj dritës./Very Well Health