Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
“Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishte në ora 17:00”,  infermierët sot protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë

Me parullat “Ju të gjithë krenoheni me menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja e saj”, “Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishte në ora 17:00”, infermierët sot protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se nuk janë paguar që tre muaj.

Përfaqësuesja e infermierëve, Nurie Uka tha se të martën e kanë zhvilluar një takim me shefin e kabinetit të ministrit të Shëndetësisë dhe nga biseda e tyre kanë marr vetëm një përgjigje që ka optimizëm.

“Qëllimi i protestës është për mosekzekutimin e pagave dhe asnjëherë pa një përgjigje zyrtare. Përveç dje kemi zhvillu një takim më Kujtim Salihun dhe krejt çka na ka thënë është që ka optimizëm. 1.304 jemi momentalisht, ka mjek, ndihmës mjek, infermierë, etj. Deri në orën 10:00 besoj që do të marrim përgjigje, nëse jo atëherë vazhdojmë”, tha Uka.

Ndërsa përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve, tha se i mbështesin infermierët në këtë protestë.

“Me kohë Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar që pagat e stafit mbështetës të kryhen. Ekziston dhe kontrata e punës, pasi edhe sistemi jonë shëndetësor ka nevojë për ta. Kemi kërkuar nga Ministria që këta profesionist të mos largohen nga puna por të qëndrojnë. Kërkesat e profesionistëve janë të arsyeshme, si sindikatë ne i mbështesim kërkesat e tyre edhe pse nuk jemi organizator të kësaj proteste”, ka thënë përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve.

Ndyshe, Ministria e Shëndetësisë kishte angazhuar mbi 1200 infermierë për të ndihmuar pjesën tjetër të stafit nëpër Klinika dhe Spitalet Regjionale në vend. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë